Kanye West dhe Bianca Censori mund të jenë në prag ndarjeje vetëm 11 ditë pas paraqitjes të saj e zhveshur në tapetin e kuq të çmimeve Grammy-s. Mediat hedhin dyshime se ata kanë rënë dakord që modelja 30-vjeçare të marrë një pagesë prej 5 milionë dollarësh pas martesës së shkurtër, e cila filloi në Dhjetor 2022.
Një burim i afërt me reperin 47-vjeçar konfirmoi se çifti i pazakontë është ndarë tashmë dhe se presin një dosje ligjore për t’i dhënë fund martesës në ditët në vijim.
Kriza mes çiftit mund të ketë filluar në natën e Grammy-it, me shpërthimin antisemitik të reperit në X-in me siguri që ishte “hapi i fundit”.
Sipas burimeve, “Bianca është thellësisht e lënduar nga veprimet e Ye dhe nuk i mbështet ato fare”.
Censori mësohet se tani për tani do të qëndrojë në shtëpinë e tyre prej 35 milionë dollarësh në Beverly Park North, Los Angeles. Nuk dihet se ku është West, por besohet se ai mund të kthehet në Tokio, ku kaloi pjesën më të madhe të 2024-ës duke jetuar në një hotel.
Tv Klan