Kanye West ka një përgjigje për të gjithë kritikët.
Në një postim në rrjetin X, reperi i ka dalë në mendje gruas së tij “të zgjuar, të talentuar, të guximshme dhe seksi”, Bianca Censori për ‘fustanin’ e saj në tapetin e kuq të Grammy Awards.
47-vjeçari tha se momenti viral ku ajo heq peliçen e zezë për të treguar trupin e saj të mbuluar nga një copë e tejdukshme najloni, “hapi një botë të re”.
“Tapeti i parë i kuq për gruan time hapi një botë të re. Vazhdoj ta shoh atë foto siç po e shihja atë natë me admirim. Duke menduar që jam kaq me fat që kam një grua të zgjuar, të talentuar, të guximshme dhe seksi. Ajo u shkëput nga xhirimet e filmit të saj të parë për të realizuar një film në jetën e vërtetë. E qepëm 6 herë atë fustan të padukshëm. Dhe si me magji, ‘puf’, u zhdukëm. Faleminderit të gjitha mediave që na vlerësuan dhe na kthyen energjinë e dhënë. Por vlerësoj veçanërisht ‘Vogue’ që shkroi një artikull i cili e vendos gruan time në një këndvështrim pozitiv dhe sheh forcën. Njerëzit thonë si do të ndihej nëna jote. Ju s’e njihni nënën time”.
Në artikullin që Kanye përmend, shkruhet:
“Është trupi i Bianca dhe si rrjedhojë, zgjedhja e saj. Nuk dua të them atë që shiihet, por një grua mund të veshë çfarë të dëshirojë. Një grua mund të veshë sa trupore të tejdukshme dhe tanga që dëshiron. Një grua mund ta miklojë vështrimin e burrave. Një grua mund të bëjë milionë zgjedhje që ne s’do t’i bënim dhe kjo s’ka pse të nënkuptojë që ajo po kontrollohet, që është viktimë e një force mbi të, që ka ndodhur diçka prej grabitqari. Mendoj se s’duhet të hamendësojmë që meqë Bianca është e zhveshur, s’ka kontroll mbi veten apo nuk e shijon ekzibicionizimin e saj. Ne s’mund të dalim në një përfundim vetëm sepse kur e shohim nudo virtualisht nuk duket mirë. Për shkak se Bianca s’po flet, sepse ne jemi të mpakur nga arsye më të forta (apo personaliteti), heshtja na ka bërë të kërkojmë përgjigje tonat. Por ndoshta kjo është pikërisht ajo që donte Bianca”, përfundon shkrimi i Raven Smith për Vogue./tvklan.al