Nuk mjaftonte Bianca Censori, tani dhe Kanye West. Inteligjenca Artificiale ndryshon rolet e çiftit në Grammy 2025.
Bianca e veshur me kostumin e zi të Kanye West, kurse ky i fundit nudo. Fotot e reperit kanë bërë xhiron e rrjetit. Ndërkohë që në platformën “X” postimi ka mbledhur më shumë se 4.3 milionë shikime.
Kanye West “nudo” ka tërhqeur dhe vëmendjen e të famshëmve, përfshirë aktoren amerikane Lisa Rinna, Katie Piper dhe DJ Fat Tony.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/image-92.png)
Ndjekësit dhe të famshmit kanë lavdëruar punën e Inteligjencës Artificiale, teksa e shohin si një “hakmarrje”, pas “marifetit” që bëri partnerja e tij. Kanye West u kritikua jo pak, pasi Bianca Censori u paraqit totalisht e zhveshur në tapetin e kuq. Madje qarkullojnë shumë aludime se ajo është thjesht një “kukull” në duart e tij./tvklan.al