Bianca Censori duket se ndjehet më mirë se kurrë, teksa po shijon vëmendjen që i dha “lakuriqësia” e saj në Grammy 2025. Pas eventit madhështor mediat “gëlojnë” nga lajmet për veshjen, ose më saktë për zhveshjen e modeles. Nuk kanë munguar as aludimet se ajo do të mund të jetë një “kukull” në duart e partnerit të saj Kanye West.

Shumë media kanë paraqitur po ashtu edhe ndryshimet e saj në stilin e të veshurit ndër vite. Pas lidhjes me Kanye West është vënë re një tendencë e Bianca Censorit për të ekspozuar gjithnjë e më tepër trupin.

Reagime pati nga shumë të famshëm, por këtë të mërkurë ekskluzivisht për Daily Mail, reagoi vetë mamaja e modeles, Alexandra Censori. Ajo tha se familja e saj në Australi po përpiqet që të vazhdojë rrjedhën e jetës larg vëmendjes.

“Ne vazhdojmë të jemi njerëz normalë, që jetojmë jetën tonë në privatësi. Nuk kam asgjë për të thënë për Biancën”, tha thënë ajo.

Alexandra Censori pavarësisht se theu heshtjen familjare për këtë skandal, gjithsesi u tregua tepër e rezervuar me fjalët e saj sa i takon skandalit në një event madhështor./tvklan.al