Reperi 47 vjeçar Kanye West siç duket e ka kthyer në objektiv krijimin e “zhurmës” në rrjete sociale”. Pas paraqitjes me gruan e tij ‘nudo’ në Grammy, ai ka bërë dhe një thirrje tjetër në “X”: Lironi Diddy-n! Nuk hezitoi të zbulojë bashkëpunimet muzikore me këtë të fundit dhe vijoi me komentet e tij raciste ndaj hebrenjve.

Ai ka bërë disa postime anti-semitike e ngacmuese për këtë komunitet. Madje e cilëson veten “racist” e “nazist”, duke theksuar se “e adhuron Hitlerin”.

“Unë jam racist, stereotipet ekzistojnë për një arsye dhe të gjitha janë të vërteta. Unë s’po kërkoj falje për komentet e mia ndaj çifutëve! Mund të them çfarë dreqin të dua gjithmonë!  Ky është një vend i lirë dhe është mendimi im. Çdo çifut që ka punuar me mua e di shumë mirë që nuk i pëlqej dhe nuk u besoj. Kam shujmë miq hebrenj, por nuk u besoj. As nuk e di cfarë është anti semitizmi, ëshrë thjesht budallallik. Në fakt, cifutët i urrejnë të bardhët dhe na përdorin ne që jemi me ngjyrë. Do flas për Hitlerin si gjëja më normale në botë, ashtu siç shumë kanë folur për të vrarë të “zinjtë”. Më thërrsini YayDolf Yitler”, ka shkruar Kanye.

E për sa i takon akuzave se ai e kontrollon Bianca Censorin, është përgjigjur kështu:

“E dominoj gruan time! Ajo është me një bilioner, pse duhe t’ju dëgjojë ju budallenjve?! Paraqitja e saj në tapetin e kuq ashtu ishte zgjedhja e saj, nuk e detyroj të bëjë asgjë. Por patjetër që ajo s’do bënte asgjë pa aprovimin tim.”

/tvklan.al