Modelja Bianca Censori nuk do të përballet me asnjë pasojë ligjore për veshjen e saj në Grammy 2025. Burimet e Departamentit të Policisë në Los Angeles thanë për mediat e huaja se nuk është bërë asnjë ankesë apo kallëzim për veshjen e modeles.

Ata theksojnë se nga ana tjetër Grammy 2025 është një ceremoni private, për të cilën nuk ka legjitimitetin të ndërhyjnë. Aq më tepër që 30-vjeçarja Bianca Censori dhe partneri i saj Kanye West ishin pjesë e të ftuarve të eventit.

Modelja u paraqit në Grammy 2025 me një fustan të tejdukshëm që ekspozonte qartë pjesët intime. Ndërkohë që me partnerin e saj pozonin në tapetin e kuq para aparateve fotografikë. Modelja u bë për herë të parë pjesë e këtij eventi dhe këtë gjë e shfrytëzoi më së miri, duke pushtuar rrjetin./tvklan.al