Çaji ka veti të eliminojë gjurmët e metaleve të rënda nga uji. Pra përveç benefiteve që sjell nga përmbajtja e kafeinës, gjethet e çajit kanë edhe efekt purifikues në ujin ku qëndrojnë. Sipas studimit të publikuar në revistën “ACS Food Science and Technology”, gjethet e tij tërheqin jonet e plumbit, kromit e metaleve nga uji, duke u ngjitur mbi to.

Janë kryer disa eksperimente, duke përdorur çajin në mënyra të ndryshme, gjethe natyrale të madhësive të ndryshme, pluhur dhe bustina.

Rezultoi se dy janë faktorët që kanë efektin më të lartë, së pari çaji në pluhur është më efikasi në purifikimin e çdo papastërtie nga uji dhe së dyti, koha e qëndrimit në ujë të nxehtë në infuksion,sa më e gjatë, aq më mirë. Edhe çaji i paketuar në bustina, funksionin e tij e kryen, por materiali në celulozë është më i përshtatshmi.

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda të pranishme në ujin që konsumojmë, është mjaft i dëmshëm për organizmin, duke lënë pasoja negative tek veshkat, kockat, shqetësime të zhvillimit dhe neurologjike, tension i lartë  dhe sëmundje të rënda.

Klan News