Një zbulim i jashtëzakonshëm risjell në dritë një kapitull të ri të historisë së Pompeit dhe lavdisë së dikurshme të qytetit antik.
Një sallë e zbukuruar me afreske të mrekullueshme, e emërtuar Shtëpia e Tiaso, ku miti i Dionisit merr jetë përmes skenave me rituale mbrëmjesh, satirë që luajnë flautin, skena gjuetie, kortezhe në ndër të Bakut, Perëndia i verës dhe argëtimit.





Një shekull pas zbulimit të “Vilës së Mistereve”, pranë saj u zbulua edhe Shtëpia e Tiaso me sallën e banketeve që spikat, e afresket e mëdha që e zbukurojnë. Figurat janë të pikturuara me shumë mjeshtëri në piedestale, si skulptura.
Gërmimet nisën në vitin 2023 në sitin Regio IX kanë zbuluar deri tani 50 ambiente, ndër te cilat shtëpi, dyqane, dhe një domuz i madh me një sallon të zi, një tempull dhe lagjen e termave. Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe gërmimet dhe restaurimet.
Klan News