Nëse ajo nuk e fiton “X Factor Albania” në Tv Klan, Leandra parashikon fituese Rigersën. E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Alketa Vejsiu, Leandra nuk ka ngurruar të thotë edhe emrat e konkurrentëve që sheh në finale.

Alketa Vejsiu: Do të më thuash se cilët janë 3 finalistët që sheh ti në finale? E dua të sinqertë përgjigjen.

Leandra: Unë shikoj Petron, Salvatoren dhe njërën nga gocat që i kam shumë përzemër, ose Rigersa, Troy, ndoshta dhe unë.

Alketa Vejsiu: Jo, duhet të zgjedhësh. Ku ka këtu, edhe majtas, edhe djathtas.

Leandra: Më vjen keq, nuk mundem.

Alketa Vejsiu: Kush e fiton për ty “X Factor” nëse nuk e fiton ti?

Leandra: Rigersa.


/tvklan.al