Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes.
Poloka thanë se në këtë mbledhje u fol për rregulloren dhe procedurat e primareve që do të zhvillohen me 1 Mars. Ai tha se pavarësisht diskutimeve rregullorja u votua me 10 vota kundër.
“Në rend të ditës siç e dini ju ishte diskutimi dhe miratimi i rregullores, i procedurave për primaret, pasi data 1 Mars është përcaktuar me vendim të Kryesisë. Pati diskutime siç e keni parë për mbi dy orë dhe në fund me 10 vota kundër rregullorja u miratua”, tha Paloka.
Paloka tha se Berisha është i vendosur që primaret të zhvillohen dhe se kjo pikë nuk do të ndryshohet.
“Pati mendime të ndryshme, kryesisht që mendimi që primaret edhe mund të mos zhvillohen, për shkak të kohës, për shkak se mund të krijojnë edhe konflikte edhe pakënaqësi, çështje që janë diskutuar në fakt disa herë mes nesh. Po këto thash ishin pakicat dhe me propozime u sqaruan. Edhe fakti që tashmë primaret janë një nga pikat kryesore që janë futur në staatutin e rithemelimit që Doktor Berisha është i prerë në këtë pikë dhe ka qenë gjatë gjithë kohës i vendosur që primaret do të zhvillohen. Kështu që… thash që në fund rezultati tregoi që edhe propozimet që ishin për të bërë ndryshime, pra të tilla nuk fituan”, tha Paloka.
Në lidhje me përjashtimin e drejtuesve politikë nga primaret Paloka tha: “Është kryetari i PD-së, i cili është zgjedhur nga e gjithë anëtarësia e PD-së. Ka të drejtën e tij të vendos për këtë çështje. Sepse u bë dhe ky diskutim në fakt, duke pakësuar diskutimin sepse ata që thoshin ën të njëjtën kohë që ti vendosi Sali Berisha këta 140 kandidatë pastaj brenda të njëjtit diskutim që këta 15 pse duhet të jenë në listë, ishte pak jo… nuk ishin shumë të qartë në kundërshtinë e tyre, po kryesisht të gjithë këta që diskutuan preferonin më tepër që Sali Berisha të ishte ai që do të caktonte 140 kandidatët për deputet.“
Paloka tha se propozimi nuk është miratuar pasi duhet të ndryshohet statuti.
“Jo nuk është miratuar ky propozim sepse do të duhej të ndryshontr statuti që të pranoheshin propozimet për heqjen e primareve.
“Është bërë e qartë që në ditën e parë që është propozuar nga Sali Berisha. Janë emëruar drejtuesit politikë, u bë e qartë edhe sot gjatë diskutimeve, po nga z.Berisha, që nga ajo betejë kur u sulën për të na eleminuar si opozitë, si PD, nuk do të dilnim, edhe të ishim sot në pozita fituese, nëse nuk do bashkoheshim, nëse nuk do bashkonim grupin, nëse nuk do bashkonim partinë dhe nëse nuk do ecnim në këtë rrugë që kemi ecur.
Ka detyrim që, lidhet me ecurinë dhe me fitoren e PD.
Ne kemi një synim të gjithë bashkë që është fitorja e PD, dhe do bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë. Sigurisht, nuk do t’i hapim vetes probleme dhe telashe në kundërshti me këtë qëllim.
Rëndësia që ka vota e diasporës këtë herë, që mund të jetë edhe determinante në fund fare për ërcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, z.Berisha propozoi edhe këtë pikë për regjistrimin e 300 emigrantëve për çdo kandidat për deputet që u prit me pa asnjë kundërshti. Është dhe kjo në vazhdën e synimit që kemi për të fituar zgjedhjet. Nuk ka vlerë për asnjë nga ne marrja e një mandati, marrja e një rroge parlamenti. Qëllimi ynë vazhdon dhe do mbetet fitorja e PD, dhe interesi personal i çdo demkorati duhet të jetë fitorja e PD, dhe jo marrja e një mandati personal.
Gjithë këto masa që po merren, gjithë këto pika propozimi që janë bërë dhe miratuar synojnë të marrim rezultatin maksimal në zgjedhje.“, u shpreh Paloka
/tvklan.al