Kryeministri Edi Rama mbajti një diskutim të gjatë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të marteje ku foli ndër të tjera për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Por ndër të tjera, në rrjetet sociale po bëhet virale momenti i kreut të qeverisë ku për shkak të disa problemeve teknike përplasi me dorë tavolinën dhe shau “Fuck you”.
Këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Për këtë të fundit reagimi i Ramës ka vetëm një emër, Chris LaCivita-n, që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump e tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.
“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti, Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lere drogën, të merr shëndetin”, tha Berisha.
Sa i përket reagimit të tij, kryeministri Rama e quajti si pasionant.
“Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës”, tha ai./tvklan.al