Spiker: Reis Çiço
Headlines 6 mars 2025
Qeveria mbyll për 1 vit TikTok: Masë për mbrojtjen e të rinjve nga gjuha e urrejtjes
Qeveria shqiptare vendosi sot te mbylle përfundimisht platformën Tik Tok per 1 vit, duke argumentuar se kjo është nje mase per mbrojtjen e te rinjve nga gjuha e urrejtjes. Vendimi do te hyje ne fuqi javën e ardhshme.
Rama: Mbylljen e TikTok e konsultuam me prindërit. Berisha: Akt censure para zgjedhjeve, protestë më 15 mars
Kryeministri Rama thote se per mbylljen e TikTok-ut qeveria u konsultua me mijëra prindër e mësues. Por kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e quan akt censure para zgjedhjeve dhe thërret mbështetësit ne proteste me 15 mars.
Qeveria miraton hartën me 10 zonat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit medicinal
Qeveria miratoi sot hartat kadastrave me 10 zonat ku do te lejohet kultivimi i kanabisit per arsye mjekësore. Kusht kryesor per zhvillimin e kësaj industrie është qe tokat e përdorura nuk mund te jene toka bujqësore.
Protesta për ujësjellësin e Tragjasit Rama: Nuk mund të bllokohet, i shërben vetë zonës dhe turizmit të bregut
Kryeministri Rama reagon pas bllokimit te ujësjellësit te Tragjasit nga banoret, duke thene prerazi se investimet nuk mund te bllokohen. Ai shpjegon se ujësjellësi i shërben vete zonës dhe turizmit te bregut dhe hedhur poshtë teoritë se Tragjasi do te mbetet pa ujë.
SHBA nis të martën bisedimet me Ukrainën në Riad. Orban del kundër deklaratës, pro Kievit në Këshillin e BE-së
Me 11 mars ne Riad zyrtaret e larte amerikane do te nisin negociatat me Ukrainen per dhenien fund te luftes me Rusine. Lajmi u konfirmua nga vete presidenti ukraianas Zelenski. Ndersa 26 lideret e BE miratuan deklaraten pro Kievit, kunder del kryeministri hungarez Orban.
Papa u dërgon besimtarëve mesazh audio nga spitali. I falenderon për mbështetjen, Mjekët: Rreziku ende nuk ka kaluar
Tre jave pas qëndrimit ne spital, Papa Françesku ka dërguar mesazh zanor për besimtarët. Ai i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, ndërkohë mjekët po tregohen të matur per gjendjen shendetesore, pasi ende nuk është jashtë rrezikut.