Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
7 Marsi i dhuratave, çfarë peshqeshesh morën mësuesit nga nxënësit
Sot është 7 marsi, dita e mësuesit. Si cdo vit në këtë datë, rrugët u mbushën plot me nxënës e fëmijë, që nxituan t’u blinin mësuesve lule e dhurata.Nuk munguan edhe dhuratat materiale, apo edhe zarfet me para, duke e kompromentuar këtë festë dhe figurën e mësuesit.
“E ka bërë babai”, ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton, nxjerr të tjerët[
Leonard Niçe, tregon, se është trashëgimtar i Pavlinës dhe Jorgjit, të cilët kishin 6 fëmijë.Të gjithë fëmijët ranë dakord, që ta shembnin shtëpinë e vjetër, për të ngritur të renë, për të cilën bëhet edhe konflikti. Fëmijët vendosin, që katin e parë ta bënin lokal, për të punuar të gjithë dhe sipër do të banonin. Njëri prej vëllezërve, Edmondi mori 45 milionë lekë kredi, që u shlye me punën e të gjithëve.Problemi nisi, kur Leonardi aplikoi tek Aluizni për të tre vëllezërit, por kuptoi, se Edmondi kishte aplikuar më parë vetëm në emrin e vet. Në këtë pikë, Leonardi u akuzua për falsifikim firme, akuzë për të cilën, e cuan në prokurori. Ndërkohë procesi i legalizimit fëmijët pezullohet. Nga ajo kohë deri më sot Leonardi nuk lejohet të futet në katin e tij.Në prezencë të kameras, Leonard Nice shkon në shtëpi, por nipi dhe kunata e përzenë.
Shtëpia e bërë nga vëllezërit, përfundojnë të gjithë në polici e prokurori
Edmond Nice nuk lejon as vëllain të hyjë në shtëpinë e ndërtuar prej të gjithëve, por as vajzën e tij nga martesa e parë.Për këtë situatë vemë në dijeni specialistin e zonës dhe komisariatin e Policisë Elbasan, të cilët vijnë dhe marrin të dy palët për t’i shoqëruar në komisariat. Aty i merr në pyetje OPGJ Elert Blackori, dhe Shefi i Komisariatit Elbasan, Fatos Tresa, thotë, se policia, pasi ka marrë në pyetje palët, materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.
Por a ka të drejtë, njëra palë në konflikt, që të mbajë peng palën tjetër pa asnjë dokumentacion konkret? Avokati Arben Llangozi shprehet, se pala, që nuk lejon Leonard Niçen, që të futet në banesë, nuk e bazon këtë në asnjë dokument, ndaj Policia bashkë me Prokurorinë e Elbasanit, duhet të marrin masa për rastin. Përmes avokatit, denoncuesi Leonard Nice bën kallzim tek Krimi Ekonomik për vjedhje të pronës me anë të mashtrimit, që ky rast të zgjidhet.
/tvklan.al