Lara Colturi mbylli ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në vendin e 11.
Është një garë e vlefshme për kupën e Botës në ski dhe ky është një rezultat i shkëlqyer, i cili konsolidon pozitat e skiatores shqiptare në top 15 në klasifikimin e përgjithshëm në Sllallomin Gjigand.
Të dielën në Semmering do të zhvillohet gara e Sllallomit për të përmbyllur një vit deri tani të jashtëzakonshëm për Colturin.
Cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë në 2025 në 4-5 Janar në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Tv Klan