Lara Colturi nuk arriti të renditet mes tre më të mirave në garën e slalomit gjigand këtu në Salbah të Austrisë. Në këtë botëror, skiatorja shqiptare u rendit e shtata, një pozicion shumë herë më i mirë në krahasim me garat e mëparshme që ka realizuar Shqipëria.

Lara Colturi: Jam e kënaqur pasi vitin e kaluar isha mes vendit të pesëmbëdhjetë dhe njëzet, kështu që me këto rezultate jam shumë e kënaqur. Në këtë garë skijova shumë mirë dhe jam e shumë e kënaqur me paraqitjet e mia. Ky është botërori im i parë dhe po i bëj gjërat siç di.

Kampione e botës u shpall Federika Brinjone, e cila në të dy zbritjet realizoi një kohë tepër të mirë. Mund të themi që shpresat e Shqipërisë për një medalje nuk kanë mbaruar këtu.

Lara Colturi do të garojë në garën e slalomit, por më herët do të jetë Deni Xhepa, i cili do të zbresë në pistë garën e slalomit gjigand ditën e premte në këtë pistë. Për Tv Klan nga Salbah Austri, Endrit Sauku.

Tv Klan