Lara Colturi u rendit e shtata në garën e slalomit gjigand në Botërorin që po zhvillohet në Saalbah të Austrisë.
Edhe pse zhvilloi një garë tepër të mirë, skiatorja e Shqipërisë nuk arriti të ngjitej në podium për të fituar medaljen e parë për të rritur në Kampionatin Botëror.
Shpresat nuk janë shuar, pasi 18-vjeçarja do të marrë pjesë edhe në garën e slalomit të shtunën, ku përpjekjet do të jenë sërish për medalje.
Për Shqipërinë do të jetë më parë radha e Deni Xhepës në garën e slalomit gjigand të premten.
Tv Klan