Lara Colturi nuk mundi ta mbyllë me sukses garën e slalomit këtë të shtunë në Botërorin e Skive. 18-vjeçarja për fat të keq gaboi në një nga portat në zbritjen e parë.
Lara po zhvillonte një provë të mirë deri në ato momente. Të enjten, skiatorja e Shqipërisë u rendit e shtata në Slalomin gjigand, një rezultat i paarritur me parë nga skitë kuqezi.
Mbyllet këtu Botërori për Lara Colturin. Të dielën do të jetë gara e fundit e aktivitetit, Slalomi për meshkuj ku do të marrë pjesë Deni Xhepa.
Tv Klan