Deni Xhepa nuk arriti të mbyllë dot garën e parë në Botëror atë të super gjigandit.
Xhepa po zhvillonte një provë shumë të mirë deri në atë moment, por një gabim i kushtoi shumë.
Kjo ishte hera e parë që një skiator shqiptar garonte në këtë disiplinë në Kampionatin Botëror. Gjithsesi kjo ishte gara e parë për Deni Xhepën në Botërorin që po zhvillohet në Austri.
Në këtë aktivitet Shqipëria përfaqësohet edhe me Lara Kolturin.
Tv Klan