Një sulm me thikë në Austri që vrau një djalë 14-vjeçar dhe plagosi pesë të tjerë ishte një sulm islamik sipas ministrit të Brendshëm të vendit.
Sulmi ndodhi në Villach, një qytet afër kufirit me Italinë dhe Slloveninë. Autori është një azilkërkues sirian 23-vjeçar i cili u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ai ishte me leje qëndrimi te rregullt.
Sipas policise 23-vjeçari teksa po kryente krimin u godit nga një qytetar me makinën e tij për të parandaluar që krimi i rëndë të thellohej edhe më tej. Dëshmitari okular që goditi agresorin ishte po nga Siria.
Ministri i Brendshëm Gerhard Karner bëri të ditur se, autori i ishte radikalizuar dhe kishte lidhje me të ashtuquajturin grupi “Shteti Islamik.
“Ky është një sulm islamik me lidhje me IS nga një sulmues i cili, sipas statusit të hetimeve, ishte dukshëm i radikalizuar në internet. Do të kryejmë kontrolle masive në shumë zona kryesisht tek grupe specifike të synuara.”
Karner shprehu zemërim për sulmuesin islamik që goditi pa dallim njerëz të pafajshëm këtu në këtë qytet”. Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen e dënoi sulmin si “të tmerrshëm”.
“Asnjë fjalë nuk mund të zhbëjë vuajtjen, tmerrin, frikën. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës së ndjerë dhe të plagosurit“, tha ai në X.
Udhëheqësi i ekstremit të djathtë Herbert Kickl bëri thirrje për një “shtrëngim rigoroz” të azilit. Austria, si shumë vende të tjera në Evropë, ka një komunitet të konsiderueshëm sirian, shumica e të cilëve u larguan gjatë luftës civile që zgjati më shumë se një dekadë.
Klan News