Tensionet në takimin e Trump me Zelenskyn në Shtëpine e Bardhë kanë sjell reagime të ndryshme të liderve të Europës.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.

Në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskyt dhe i tha “të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Miliarderi dhe këshillitari i posaçëm i Trump, Elon Musk tha se: “Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve”.

Po pa reaguar nuk ka mbetur as Moska, ku disa zyrtarë rusë po i dalin në mbrojtje Trump.

Nënkryetari i këshillit rus të sigurimit Dmitry Medvedev shkroi se Zelensky “më në fund mori një shuplakë të duhur në Zyrën Ovale. Dhe Donald Trump ka të drejtë kur thotë se regjimi i Kievit ‘po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore'”.

Klan News