Një valë e re zjarresh rrezikon sërish Los Anxhelosin. Zjarrfikësit po përballen me një ditë vendimtare, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se erërat si në trajtën e një uragani me fuqi mbi 100 km/h tepër të rrezikshme në veri-perëndim të Los Anxhelosit që mund të përhapin flakët.

Prej më shumë se një jave, zjarret kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej më shumë se 160 kilometrash katrorë. Aktive janë ende 4 vatra, ndër të cilat dy më të mëdhatë janë ato të nisura në lagjet Palisejds dhe Iton. Nën urdhër evakuimi janë ende gati 100 mijë banorë, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga flakët.

Nga vlerësimet paraprake, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që pakujdesia të ketë qenë një nga shkaqet kryesore për përhapjen e zjarreve shkatërruese që i kanë marrë jetën 24 personave, 23 rezultojnë të zhdukur dhe mijëra shtëpi janë shkrumbuar. Disa prej pistave të hetimit janë që zjarret mund të jenë shkaktuar nga shpëthimi i fishekzjarrëve për festën e ndërrimit të viteve ose nga prushi i lënë në pyjet pranë Los Anxhelesit gjatë piknikëve.

Njerëzit shtëpitë e të cilëve janë djegur kanë ngritur dy padi kundër firmës energjetike Southern California Edison (SCE), duke pretenduar se pajisjet e saj elektrike mund të kenë shkaktuar zjarrin Eaton.Southern California Edison akuzohet se nuk ka ndërprerë energjinë në pajisjet e saj, pavarësisht paralajmërimeve.

Paditë citojnë prova që tregojnë se një zjarr shpërtheu në një nga kullat e transmetimit.

Klan News