Lumi Nil është krijuar 30 milionë vjet më parë. Kështu është 6 herë më antik se çmendohej deri më sot nga komuniteti shkencor, lumi që me ujërat e tij pjellorë ka influencuar historinë e njerëzimit, me lindjen dhe zhvillimin e një prej civilizimeve më të rëndësishme, atij egjiptian.
Sipas studimit të fundit rezulton se gjeografia dhe rrjedha e tij nuk kanë ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhë kaq të gjatë kohore dhe kjo gjë falë mantelit të Tokës.
Studimi i publikuar në revistën Nature Geoscience është kryer nga një grup ekspertësh universitarë ndërkombëtarë. Kërkuesit kanë analizuar rrjedhën e Lumit Nil me lëvizjet shkëmbore të mantelit tokësor, që spostohen si rrymat e një oqeani, duke rindërtuar gjithçka në kompjuter dhe më analiza gjeologjike në terren mbi shkëmbinjtë vullkanikë të Etiopisë dhe të deltës së lumit.
Nga të gjitha këto statistika rezultoi se rrjedha e tij gjatë shekujve është devijuar nga perëndimi drejt veriut dhe pa kushtëzimin dhe ndikimin e mantelit të Tokës, Nili do të kishte pasur tjetër drejtim, ose drejt Atlantikut ose drejt Libisë. Ky devijim sipas gjeologëve është mjaft i rëndësishëm, pasi ka ndikuar në ndryshimin e historisë së njeriut.
Klan Plus