Nuk ka qetësi të Milani. Sikur të mos mjaftonin problemet tek ekipi i parë, kuqezinjtë po kalojnë vështirësi të mëdha edhe te skuadra e të rinjve.
Klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Daniele Bonera, për mungesë rezultatesh te Milan Futuro. Kuqezinjtë e të rinjve, marrin pjesë në Serinë C italiane, aty ku rrezikojnë rënien.
Humbja e fundit ndaj Pescara-s ishte e treta radhazi për Milan Futuro, që mban vendin e 18-të me 22 pikë.
Në këtë situatë, drejtuesit i komunikuan largimin trajnerit Daniele Bonera dhe në stol kanë ulur një tjetër legjendë të klubit.
Milani njoftoi se drejtimi i ekipit i është besuar trajnerit Massimo Oddo. Tekniku 48-vjeçar rikthehet te kuqezinjtë, ku ka luajtur në dy periudha si lojtar, fillimisht në periudhën 1993-1999 dhe më pas në periudhën 2007-2012.
Oddo ka një eksperiencë disa vjeçare si trajner, mes Serisë a, Serisë B dhe Serisë C. Ish-mbrojtësi tani synon të largojë Milan Futuro nga fundi i renditjes, për të shpëtuar sezonin. /tvklan.al