Arkmorti i kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Tiranë, aty ku u prit nga besimtarë të shumtë. Arkivoli me trupin e pajetë të kryepeshkopit u vendos në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku do të mbahen dhe homazhet për të.
Në pritje të arkmortit të kryepeshkopit Anastas
Kjo është situata në Katedralen “Ngjallja e Kristhtit” në Tiranë. Siç raporton gazetari Maksi Rama janë të shumtë besimtarët e mbledhur në pritje të arkëmortit të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Masat e policisë Tiranë për homazhet
Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa të Enjten ‘Fortlumturia’ e tij do të përcillet për në banesën e fundit. Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e homazheve.
Në sajë të tyre, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore nga ora 15:00 e ditës së sotme deri në orën 14:00 të 30 Janarit… Lexo më shumë
Personalitete të shumta në Tiranë për varrimin e kryepeshkopit
Nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit” na raporton gazetari Maksi Rama.
Ai tha se atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit përpara ceremonisë që do të nisë rreth orës 16:00 ditën e sotme, orë që pritet të mbërrijë edhe arkmorti me trupin e kryepeshkopit Anastas.
Deri në datën 30 Janar atje do të ketë homazhe të shumta nga besimtarë, por edhe nga personalitete.
Gazetari Rama konfirmoi nga burime të tij pranë Kishës Ortodokse se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të jetë prezent në ditën e varrimit të kryepeshkopit së bashku me disa anëtarë të rëndësishëm të kabinetit të tij.
Po ashtu pritet të ketë patriarkë të rëndësishëm, si për shembull Patriarku Bartolemeu, ai i Qipros e të tjerë nga bota.
“Do të ketë përfaqësues edhe nga Vatikani për të marrë pjesë në këtë ditë. Do të ketë masa të larta sigurie. Ka nisur prezenca rreth katedrales “Ngjallja e Krishtit “ për mbarëvajtjen e homazheve”, tha gazetari.
Përfundon ceremonia për kryepeshkopin në Kishën e Gjirokastës
Zhvillimet nga Gjirokastra na i jep gazetarja Dorina Muhaj. Ajo tregoi se kortezhi me arkmortin e kryepeshkopit u nis drejt Tiranës. Për më tepër ndiqni videon
Arkmorti i kryepeshkopi Anastas Janullatos mbërriti në Kakavijë mëngjesin e së martës. Besimtarë të shumtë, banorë të bashkisë së Dropullit dhe personalitete të tjera, e pritën në pikën e kalimit kufitar.
Kortezhi kaloi në rrugën nacionale, në fshatrat minoritare, por pa u futur brenda tyre.Më pas ndaloi në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Gjirokastër ku u mbajt edhe një meshë.
“Sapo përfundoi ceremonia e nderimit në meshën e mbajtur në katedralen e Gjirokastër. Shumë besimtarë kanë marrë pjesë në këtë përkujtimore”, raportoi gazetarja Dorina Muhaj.
Pas përfundimit të përkujtimores aty, kortezhi u nis drejt kryeqytetit ku në orën 16:00 pritet që të mbërrijë në Tiranë.
Homazhe për kryepeshkopin Anastas Janullatos në Tiranë
Zhvillohen homazhet në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta më 25 Janar.