Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në qershor 1992 dhe më 2 gusht të po atij viti ai fronëzua si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale të Tiranës, në prani të përfaqësuesve të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës. Pozicion të cilin ai do e mbajti për afro 33 vjet deri mëngjesin e kësaj të shtune kur edhe u nda nga jeta.
Më herët, në vitin 1991 ai ishte emëruar Ekzark Patriarkal në Shqipëri. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire, të Greqisë. Ai ka qenë profesor i Historisë së Feve gjatë viteve 1972-92 dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës gjate viteve 1983-1986.
Sa i përket jetës fetare, ai u bë prift në vitin 1964 dhe për të vazhduar karierën e tij brenda kishës ortodokse deri në zgjedhjen në krye të ortodoksëve shqiptar. Janullatos ishte një poliglot, pasi përveç gjuhës greke ishte njohes i anglishtes, frengjishtes, gjermanishtes dhe po ashtu lexonte në latinisht, italisht, spanjisht, rusisht dhe shqip.
Ndër të tjera Kryepeshkopi Anastas Janullatos është autor i 24 librave kërkime për Fetë Afrikane, ese në Teologji dhe në Historinë e Misioneve të ndryshme fetare. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja. Është nderuar me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Ortodokse dhe vende të ndryshme, prej tyre mori dhe dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 2010-ën në Tiranë.
Prej 22 dhjetorit të vitit 2017, Janullatos mbante edhe nënshtetësinë shqiptare.
Figura e tij në krye të Kishës Ortodokse shqiptare ka ngjallur shpesh herë polemika, ku në thelb të të cilave ka qenë përkatësia e tij etnike greke.
Tv Klan