Krerët më të lartë të shtetit grek ishin të pranishëm mëngjesin e kësaj të diele në Mitropolinë e Athinës, ku u krye liturgjia hyjnore për nder të Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas.
Presidentja e Greqisë Sakella-ro-poulou, Kryeministri Mitsotakis, kreu i Kuvendit, Kaklamanis, të gjithë ministrat dhe krerë të partive të opozitës iu bashkuan homazheve.
Për kryepeshkopin Anastas do të ketë homazhe për qytetarët grekë ditën e hënë dhe më pas ai do të transportohet drejt Shqipërisë.
Mesditën e së shtunës, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare zgjodhi mitropolitin e Korcës, Joanin, si Mbikqyrës të Fronit Kryepiskopal. Sinodi vendosi shpalljen e zisë kishtare për 5 ditë, nga 25 në 29 Janar.
Pritja e trupit të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” pasditen e së martës. Homazhet do të zhvillohen deri të mërkurën ndërsa përcjellja për në banesën e fundit, do të kryhet paraditen e 30 Janarit.
Tv Klan