Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave si edhe lagështirë të lartë në ajër; megjithjatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 °C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verilindor-lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

/tvklan.al