Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore, si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Sipas Meteoalb, pritet që në orët e vona të mbrëmjes, të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët, deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori.

/tvklan.al