Reperi Kanye West dhe gruaja e tij, modelja Bianca Censori thuhet se po përpiqen që të shpëtojnë martesën e tyre mes spekulimeve të vazhdueshme për një divorc të mundshëm.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se reperi dhe modelja duan që t’i japin njëri-tjetrit dhe një shans të dytë. Me sa duket çifti më i përfolur sidomos kohët e fundit nuk është ende gati që të heqë dorë nga romanca e tyre.
Pas “skandalit” në tapetin e kuq të Grammy 2025, ku Bianca Censori u shfaq tërësisht nudo, me një fustan të tejdukshëm që i ekspozonte zonat intime, çifti u bë pikë kyçe e thashethemeve.









Kanye West në postimet dhe deklaratat e tij, ka qëndruar vazhdimisht në mbrojtje të bashkëshortes së tij për paraqitjen në tapetin e kuq. Ai madje nuk hezitoi që të shprehej krenar për guximin që kishte Bianca Censori.
Por, pas kësaj reperi nisi të varg sulmesh raciste dhe homofobike në llogarinë e tij në “X”. Gjë e cila hodhi dyshimet e para se mes çiftit kishte diçka që nuk shkon.
Mes thashethemeve të vazhdueshme për lidhjen e tyre, përfaqësuesi i Kanye dhe Bianca e ka mohuar vazhdimisht se dyshja po shkon drejt divorcit. Ai gjithashtu e bëri të qartë se çdo lajm për jetën e tyre private do të vinte drejtpërdrejt prej West dhe Censorit.
Megjithatë burimet për mediat e huaja pretendojnë se Kanye West dhe Binaca Censori janë të vendosur që ta bëjnë martesën e tyre të funksionojë përsëri.
Reperi është babai i katër fëmijëve nga martesa e tij e mëparshme me Kim Kardashian. Ndërkohë që me modelen Bianca Censori u martua në vitin 2022./tvklan.al