Nata gjysmëfinale e “Dance Albania” në Tv Klan nisi me dy mesazhe nga Alketa Vejsiu. Dy ndjekëstë saj, një vajzë nga një fshat i largët i veriut të Shqipërisë dhe një person në burg, i cili i ka dërguar letër, u publikuan gjatë spektaklit.
Performanca e parë, ajo e Adelina Tahirit, u parapri nga një ‘zjarr’ replikash mes saj dhe Cindy Marinës. Kjo e fundit nuk e sheh si konkurrente të fortë, ndërsa Adelina u përgjigj se “skena nuk është për të ndenjur në ajër”, duke i konsideruar padjeshkat e modeles si një dobësi.
Situata vijoi edhe në skenë, ku Cindy u shpreh se zgjedhja e saj ishte objektive. Kjo u pasua nga një sfidë e hapur nga Adelina për të bërë një improvizim dhe një refuzim nga Cindy.
Ermal Mamaqi e mbajti premtimin e tij dhe vallëzoi me partneren e jetës, Amin me këngën e tyre “You’re Beautiful”. Më pas, të dy komentuan dhe iu përgjigjën pyetjeve ku nuk munguan batutat nga komediani.
Melisa hapi zemrën dhe rrëfeu se ftesa për në “Dance Albania” i erdhi në një moment shumë të vështirë emocionalisht në jetë. Ajo u shpreh se ka vendosur që gjithçka ta ndajë në një dokumentar ku njerëzit do të gjejnë veten.
Emily Shaqiri, vajza e Ilirit ishte një tjetër e ftuar speciale që iu bashkua mbrëmjes. Talentin e saj në aktrim do të kemi mundësi ta shohim së shpejti në një produksion italo-shqiptar në Netflix. Kënga e shkruar prej saj, “Va tutto bene” u shoqërua me një performancë emocionuese me babanë e saj dhe shumë emocione drithëruese.
Mbrëmja u mbyll me fitoren e kupës së mbrëmjes nga Adelina Tahiri dhe largimin e Orgesa Zaimit. Tre finalistet që do të luftojnë për fitoren janë Adelina Tahiri, Cindy Marina dhe Melisa Lleshi.
Zbulohen tre finalistet e “Dance Albania”
Nga 4 gjysmëfinalistet e “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri renditet e para në klasifikimin e mbrëmjes për kupën. Melisa u rendit në vendin e tretë, e ndjekur nga Cindy dhe Orgesa.
Dy vajzat u përballën në kërcimin e mbrëmjes me kolonën zanore të “Time of my life”.
Unanimisht, juria zgjodhi konkurrenten finaliste të “Dance Albania”, në një vendim të shqiptuar nga kryetari Ilir Shaqiri.
“Shumë e vështirë. Dy figura që kanë nderuar këtë skenë, kanë nderuar veten e tyre, komplimente nga zemra Orgesës për figurën që ke treguar, por mendoj që është e drejtë që sfidën ta vazhdojë Cindy”, tha Shaqiri.
“Më ikën petlla”, Iliri emocionohet nga performanca me të bijën: Atë që doja, e përjetova
Ilir Shaqiri dhe vajza e tij Emily dhuruan një performancë magjike dhe emocionuese në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan. Teksa Emily këndoi këngën e saj “Va tutto bene”, një dedikim për të atin, ky i fundit e shoqëroi me kërcim. Në fund të tij, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta.
Ilir Shaqiri: Jam gjallë. Jam shtrydhur nga emocionet sepse atë që doja, e përjetova. Faleminderit të gjithëve.
Alketa Vejsiu: Këtë këngë e ke shkruar për babanë tënd, apo jo?
Ilir Shaqiri: Po, e ka shkruar kur isha brenda shtëpisë. Është një këngë që sa herë e dëgjoj, mua më ikën petlla.
Alketa Vejsiu: Ua, çfarë thua more Ilir?
Ilir Shaqiri: Më ikën truri skiç, e përjetoj çdo herë që e dëgjoj në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën frekuencë dhe më godet vetëm në zemër.
Ermali i dha 7 pikë Orgesës, Ami i ‘tërheq veshin’
Në vlerësimin e tij për performancën e Orgesa Zaimit në “Dance Albania” në Tv Klan, Ermal Mamaqi i dha 7 pikë këngëtares. Por menjëherë pasoi një performancë e tij me Amin dhe disa pyetje të shkurtra për të, si një ndjekëse e jashtme e programit. Si fillim, Vejsiu e pyeti se cilën sheh si fituese dhe Ermali, që ndihet në ‘faj’ për Orgesën, i kërkon gruas së tij të ‘rregullojë’ situatën, por nuk merr përgjigjen që priste.
Ermal Mamaqi: Thuaj ndonjë fjalë të mirë për Orgesën se e votova pak.
Amarda Toska: E pashë, nuk më pëlqeu dhe aq. I kam ca fjalë me të drejtë sot. Të katërta vajzat që janë gjysmëfinalsite sot janë identitete më vete. Secila ka një pikë të fortë që janë një kombinim shumë i mirë artistik në skenë, secila ka një pikë të fortë që e interpreton, dikush ka pasionin që sigurisht e shpreh me lëvizje, njëra ka teknikën, tjetra elegancën. Nuk mund të ndaj njërën, janë shumë afër finales. Unë e di lodhjen që kanë bërë për të arritur deri këtu, kështu që suksese goca, meqë jeni në gjysmëfinale mendoj që ia keni dalë dhe keni shenjuar.
“Jam shumë lart javë pas jave”, vijojnë replikat mes Cindy-t e Adelinës. Këngëtarja e sfidon në improvizim
‘Beteja’ midis Adelina Tahirit dhe Cindy Marinës nuk përfundoi në klipin përmbledhës, por vijoi në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan. Cindy iu kundërpërgjigj përballë Adelina Tahirit duke sqaruar se nuk e sheh si konkurrente të fortë për në finale, në gjykimin e saj objektiv, pasi në aspektin personal e vlerëson maksimalisht. Nga ana tjetër, Adelina i thotë se ajo vijon ta vlerësojë Cindy-n e madje e fton edhe në një ‘duel’ improvizimi.
Cindy Marina: Zakonisht unë nuk prekem fare nga komentet që bëhen nëpër filma dhe në fakt mund të prisja më shumë përgjigje nga Adelina javën e kalaur kur u tha në film, megjithatë nuk ka problem se mund të përgjigjem edhe sonte. Unë patjetër që Adelinën nga ana personale e vlerësoj maksimalisht dhe mendoj q ë ajo mund ta dijë shumë mirë sepse kemi kaluar shumë mirë bashkë gjithë këto javë. Por kur më pyet mua kush nuk do shkojë në finale, ndoshta Adelina kishte përshtypjen se është konkurrente e fortë dhe të gjithë këtu i shoh si konkurrente shumë të forta, por unë nga këndvështrimi im e bëra atë zgjedhje në mënyrë shumë objektive, në bazë të të gjitha performancave që kam parë unë sepse nëse do e mbaja në anën personale, do e kisha të pamundur të zgjidhja sepse të gjitha vajzat i kam shumë xhan këtu. Kështu që ajo ishte një zgjedhje nga ana ime.
Alketa Vejsiu: Ti nuk e çon Adelinën në finale me zgjedhjen tënde?
Cindy Marina: Po. Mund ta mbaroj deri në fund se kam pak për të thënë. Në një mënyrë shumë objektive, në bazë të gjithë performancave që kam parë sepse mendoj që të tjerët kanë pasur një nivel shumë më të lartë në të gjitha performancat që kanë bërë. Megjithatë, dua të komentoj edhe komentin për cirk sepse unë këtu nuk kam shpikur padjeshka, të gjithë e dimë që në kërcim ka edhe rrotullime, edhe thyerje, edhe padjeshka. Unë i kam bërë të gjitha hapat bazë dhe përveç kësaj, jam e vetmja konkurrente këtu që ka tentuar dhe ka ekzekutuar të gjitha padjeshkat më së miri dhe jam e vetmja që kam tentuar të bëjnë kaq shumë sepse padjeshka nuk është e lehtë.
Adelina Tahiri: Unë të përgëzoj, unë në asnjë mënyrë nuk e kam ulur punën dhe mundin tënd, përkundrazi, e vlerësoj shumë dhe unë asnjëherë nuk kam qenë kontradiktore me vetveten në atë çfarë kam thënë me ty nga fillimi, unë atë e mendoj akoma. Unë nuk do flas shumë sepse arritjet e mia në jetë i kam bërë me shumë punë dhe unë punoj nga mosha 14-vjeçare. Unë nuk dua të flas, skena është për ne, urdhëro, na nis produksioni një këngë dhe unë e ti dalim përballë njëra-tjetrës, improvizim.
Juria e publiku entuziazmohen për t’i parë vajzat të ‘ndeshen’ në një kërcim të lirë, por Cindy refuzon të marrë pjesë.
Cindy Marina: Mendoj që këto fjalë janë të tepërta sepse këtu e kam treguar javë pas jave që jam shumë lart në atë që bëj unë dhe nga vlerësimi i jurisë është vërtetuar. Unë mendoj që nuk duhet të dal në sfidë me askënd që ma tregon mua se e kam treguar javë pas jave, por unë s’kam frikë sfidat, këtu kemi ardhur për sfidë dhe mbetet për të parë.
Adelina Tahiri nuk e kursen Cindy-n: Skena nuk është për të ndenjur në ajër. Nuk jemi në cirk
Klipi përmbledhës në “Dance Albania” në Tv Klan i Adelina Tahirit shoqërohet nga komentet e vazhdueshme të Cindy Marinës për të. Tashmë po afron finalja, gara është bërë më e fortë dhe kanë nisur përplasjet midis konkurrenteve. Adelina ka zgjedhur që t’i përgjigjet me replika të forta modeles.
“Konkurrenti që shoh më larg finales është Adelina”, është shprehur Cindy.
Adelina Tahiri: Unë e kuptoj shumë mirë Cindy-n sepse po vjen finalja dhe unë e di që askush nuk do një konkurrent të fortë afër vetes, sidomos një konkurrent si Adelina.
“Ndoshta ajo që mund ta penalizojë është fakti që nuk kam parë shumë variacione në kërcim, ndoshta nëse pashë një damar crazy në padjeshkë”, vijon Cindy.
Adelina Tahiri: Kam dëgjuar edhe nga Cindy që jam një nga konkurrentet më të forta, por tani ndryshoi mendje. Unë nuk kam ndryshuar mendje. Është akrobate shumë e mirë por skena është për të vallëzuar, jo për të ndenjur në ajër. Të bësh lift ose të bësh padjeshkë sigurisht që unë e vlerësoj dhe është një gjë shumë e mirë, por ai nuk është realisht vallëzim. Vallëzim është kur ti bën hapat bazë dhe e kam vërejtur që Cindy zakonisht i ikën vallëzimeve që kanë më shumë hapa sepse e kam parë që në vallëzime të tilla është jashtë ritmit dhe hapat bazë nuk i ka mirë dhe ka gjetur mënyrën më të mirë për të lënë përshtypje të mëdha te publiku. Por ato që dinë saktë, e dinë që vallëzimi është gjithnjë në pistë. Këtu nuk jemi në cirk, jemi në “Dance Albania”./tvklan.al