Tematika e performancave të natës së dhjetë të spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan ishin kërcimet nga filmat më të famshëm musical. Gjithçka nisi me energjinë e jurisë ku Ermal Mamaqi rezultoi “mjeshtër” në “twist” teksa dha edhe lajmin se libri i tij “Në garë me veten” ishte ndër më të shiturit në panair.
Cindy Marina shkeli e para në pistën e vallëzimit, ku “fluturoi” si një zog në padjeshka, gjë që e vendosi para pyetjes së Mamaqit: “Sa peshon?” Zbulimi i peshës nga Cindy “ndezi” batutat e jurisë që e quajtën një “thikë në zemër për vajzat”. Performanca e bukuroshes u ndoq nga partneri i saj, Genard Topalli duke i shtuar emocionet në këtë mbrëmje.
Adelina Tahiri theu zemrat me rrëfimin e saj se djali “nuk pranon ta shohë” për shkak të largësisë së saj prej tij. Ajo u ndal edhe në marrëdhënien me burrin duke i hyrë detajeve nga buja që pati, në njohjen e tyre, momentin kritik dhe si kuptoi që kishte rënë në dashuri.
Juria e spektaklit tregoi edhe ëndrrat e saj të mëdha nëse do luanin një rol. Ilir Shaqiri dëshiron rolin e Romeos në “Romeo dhe Zhuljeta” me Riccardo Cocciante, por uron që një ditë këtë ta arrijë vajza e tij, Emily. Klaudia Pepa do të dëshironte të ishte Esmeralda në “Notre Dame de Paris”, musical-i i preferuar i nënës së saj që do të bënte realitet një ëndërr për të dyja.
Një moment gazmor ishte kënga “A kanë ujë ato burime?” e sjellë nga vetë kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri në një performancë të improvizuar. Menjëherë iu bashkua Mamaqi duke i mbajtur ison si dhe publiku e kasti.
Largimi i javës së kaluar i Visjan Ukcenajt nuk u la pa përmendur. Mamaqi, duke renditur personazhet më të këqija të filmave, tha se “ Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli”, por sigurisht sqaroi që ishte humor, njësoj si batutat që të dy kanë shkëmbyer gjatë puntatave të mëparshme.
Melisa Lleshi, si një nga personazhet më të komentuara, u ndal në dy pika kyçe të jetës së saj të cilat takohen tek dashuria. Konkurrentja zbuloi kur e ka dhënë puthjen e parë si dhe mendon se “nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar”.
Kastro Zizo zbuloi se do të shkojë në SHBA për një projekt të madh mediatik.
Si më e votuara e jurisë, Adelina Tahiri fitoi kupën e mbrëmjes. Në “rrjetën” e duelit ranë Arbnora Ademaj si më pak e votuara dhe Melisa Lleshi, si e përzgjedhura e konkurrentëve. Në një përballje të vështirë në “Time of my life”, juria vendosi që garën ta vazhdonte Melisa duke mbetur 5 çifte në konkurrim.
“Ke mundësi të përmirësohesh, por jo aq sa të mundësh Melisën”, Arbnora largohet nga “Dance Albania”
Më pak e votuara nga juria e spektaklit të Tv Klan, “Dance Albania” në natën e dhjetë të garës, ishte konkurrentja Arbnora Ademaj. Kasti vendosi që në garën për të qëndruar, përballë modeles bukuroshe nga Kosova të vendosej Melisa Lleshi.
Dy vajzat kërcyen njëkohësisht “Time of my life” dhe ka ardhur momenti që juria të marrë vendimin se cila prej tyre do të vijojë drejt natës pasardhëse. Kryetari Ilir Shaqiri vendos që të dëgjojë si fillim dy kolegët e tij.
Ermal Mamaqi: Unë do të shkoj, që ta kursejmë këtë suspancën dhe këto momentet e ankthit, po shkoj me atë që le të themi, më ka lënë më shumë mbresa, që do ta kujtoj më gjatë besoj nga kompeticion. Vazhdon për mua garën, Arbnora.
Alketa Vejsiu: Voton Klaudia.
Klaudia Pepa: Sfidën e kërceve me shumë hijeshi dhe e shijove, erdhe shumë elegante si gjithmonë me sharmin tënd. Melisa pati disa probleme të vogla për sa i përket sfidës. Ndërsa unë do doja të shihja pak më gjatë, të shihja të gjithë rrugëtimin tuaj që keni bërë deri më tani dhe të ardhmen se çfarë mund t’i jepni në vazhdim këtij programi. Unë do të shpëtoj sonte Melisën.
Ilir Shaqiri merr fjalën dhe pasi evidenton gabimet teknike dhe përparësitë e vajzave, ndryshimet mes tyre, jep vendimin final.
Ilir Shaqiri:I bëj komplimentet më të mira Arbnorës për të gjithë rrugëtimin që pati në këtë program televiziv dhe në kërcimin e saj që qe në rritje. Unë personalisht nuk pata besim te ti dhe ndoshta ti me punën tënde më tregove që ke mundësi të përmirësohesh, por jo aq sa të mundësh Melisën sonte, kështu që preferoj që rrugën në “Dance Albania” ta vazhdojë Melisa.
Pasi falënderoi stafin, kastin dhe produksionin, Arbnora iu drejtua edhe publikut të Kosovës: “Unë jam kënaqur këtu, e rëndësishme është që edhe publiku i Kosovës mos të zhgënjehet, unë jam kënaqur, e kam shijuar, më ka dhënë një ndër eksperiencat më të bukura në jetën time”, tha modelja në deklaratën e saj përmbyllëse.
Melisa rrëfehet “pa doreza”, tregon kur e ka dhënë puthjen e parë
Gjatë puntatës së sotme, Melisa i është përgjigjur “pa doreza” pyetjeve të jurisë. Ajo ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë, por edhe nëse do të krijonte ndonjë raport tjetër përveçse një puthje me një person që e dashuron vërtetë, deri në momentin e martesës.
Ermal Mamaqi: Pse mos ti bëjmë një intervistë të shkurtër Melisës e cila është një nga ato më të targetuarat e këtyre portaleve që prodhon shumë lajme. Atëherë, Melisa unë po të bëj pyetjen e parë. Kur e ke dhënë pyetjen e parë?
Melisa: O mami mos e shih këtë fike!
Ermal Mamaqi: Mami fike se e sheh në ritransmetim ose Youtube.
Melisa: Ka qenë 16 vjeç.
Ermal Mamaqi: Mirë ulu, 10! Ilir do t’i bësh një pyetje Melisës ose Prishilës?
Ilir Shaqiri: Pyetja ime për ty Melisa është, ti do bëje të njëjtën gjë, me atë që ti dashuroje vërtetë, nuk do krijoje asnjë lloj raporti tjetër përveçse një puthje deri në momentin e martesës sigurisht?
Melisa: Varet se kush është personi dhe se si do përjetoja dashurinë. Nuk të jap dot një përgjigje konkrete po ose jo sepse unë mendoj që njeriu nuk dashuron vetëm një herë në jetë siç ndodhte në kohën e…
Ilir Shaqiri: E Carit…
Melisa: Për mendimin tim dashuria nuk ka as afat, as logjikë, as një diçka të caktuar me rregulla.
Ilir Shaqiri: Me fjalë ti do ta përmbysje teorinë e carit, nuk je dakord me atë epokë.
Melisa: Ka kaluar Cari. Madje mendoj që të gjitha femrat që ndoshta vazhdojnë dhe paragjykohen nga persona të prapambetur mendoj që kur të dashurojnë, të dashurojnë dhe të mos kenë limite, të mos kenë frikë ta jetojnë dashurinë në mënyrën e tyre, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.
Melisa: Mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, por…
Melisa është një nga personazhet që bën gjithmonë bujë me deklaratat e saj. Ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë.
Sot performanca e saj në “Dance Albania” ishte e bazuar tek filmi i Elvis Presley. Por ajo që i bën Melisës më shumë përshtypje është dashuria e Presley-t me Priscilla.
E teksa partneri i saj në kërcim, Erindi, e pyeti se nëse është kaq romantike, Melisa tha se mendon që nuk ka qenë kurrë e dashuruar, por mendon se është e dashuruar me idenë e dashurisë.
Erindi: Kaq romantike qenke ti?
Melisa: Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, mendoj që jam e dashuruar me idenë e dashurisë.
Ermal Mamaqi zbulon pseudonimin e Alketa Vejsiut në familje
Gjatë puntatës së sotme në “Dance Albania”, Ermal Mamaqi ka zbuluar pseudonimin e Alketa Vejsiut. “Ketër”! Kështu pohoi moderatorja se e thërrasin shpesh në familje.
Ermal Mamaqi: Ketri paska ditë?
Alketa Vejsiu: Është dita ime sot domethënë
Ermal Mamaqi: Alketa ti në mos gaboj e ke përmendur dikur që pseudonimi jot është ketër.
Alketa Vejsiu: Po e vërtetë.
Ermal Mamaqi: Nuk e di se çfarë të lidh ty me ketrin pse është kjo.
Alketa Vejsiu: Në familje më thërrasin shpesh kështu.
Ermal Mamaqi: Meqë qenka dita e Alketës sot, pra mbroni Alketat në botë. Ruani Alketat.
Ermal Mamaqi humor në studio: Visjan jemi shumë të lumtur që ti ike
Konkurrentët vijojnë me performancat magjike në “Dance Albania”. Këtë të hënë ata u frymëzuan nga disa prej filmave më të njohur.
Performanca e Arbnora Ademajt ishte e bazuar tek filmat e James Bond. E teksa Alketa Vejsiu i ka kërkuar të bëjë një krahasim të yjeve të spektaklit me personazhet e filmit, kur erdhi fjala për personazhin e keq, ka ndërhyrë aktori Ermal Mamaqi.
“Iku javës që që kaloi”, tha ai ndërsa më pas shtoi se “Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli”. Këto komente kanë krijuar të qeshura në studio, pasi vetë Mamaqi u shpreh se ishte humor. Mjafton të kujtojmë edhe se në puntatat e kaluara, dy aktorët kanë shkëmbyer batuta të ndryshme me njëri-tjetrin.
Alketa Vejsiu: James Bond i spektaklit tonë cili është?
Arbnora: Padiskutim që do ta them është Vera Grabocka, që është motori i gjithë këtij spektakli dhe ne jemi të gjithë personazhe të tjerë.
Alketa Vejsiu: Kemi personazhin e dytë, Medelein Swan?
Arbnora: Nuk dua t’i marr anët negative të këtyre personazheve, por dua që t’i lidh me ngjashmëritë që mund t’i kemi. Kjo është pak a shumë në film si një lloj spiuneje, ajo që vëzhgon… mendoj që do ishte Klaudia jo që jep pikët pastaj. E thashë nuk do i marrim anët e këqija.
Alketa Vejsiu: Ernesti, personazhi i keq?
Ermal Mamaqi: S’ke mundësi se iku javës që kaloi ai personazhi i keq kështu që nuk e thua dot.
Alkea Vejsiu: Nuk flasim për njerëz që mungojnë…
Ermal Mamaqi: Jo, jo, Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli. E thashë se plasa!
Alketa Vejsiu: I love you Visjan. Unë kam lindur për të bërë balanca në këtë jetë Visjan.
Ermal Mamaqi: Visjan jemi shumë të lumtur që ti ike. Preve biletën për vajtje.
Alketa Vejsiu: Këtu kemi një ‘sherrbërës,’ mos bjer në pre të këtij ‘sherrbërësi.’ Dhe kemi një paqeruajtëse…
Ermal Mamaqi: Humor!
“Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë”, Adelina Tahiri flet për momentin kritik me burrin
Javën e shkuar, gjatë performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri mbajti veshur këmishën e bashkëshortit. Nisur nga kjo, por dhe nga komentimi i gjatë i marrëdhënies së tyre në media, Adelina flet për herë të parë mbi historinë e tyre. Në klipin përmbledhës të javës ajo ndalet nga buja e raportit të saj, te njohja e tyre, miqësia, shkëputja dhe ndjenja e fortë për njeriun me të cilin sot ndan jetën.
Adelina Tahiri: U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.
Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”.
Pas shumë përpjekjeve,thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.
Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.
Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban.
“Djali ka filluar të mos më shohë”, Adelina Tahiri: Më duket është bërë…
Përpara se të nisë performancën e saj “Moulin Rouge” në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri tregon si i ka raportet me djalin së fundmi. Më herët, këngëtarja ka treguar se i mungon shumë pasi nuk arrin ta shohë mjaftueshëm për shkak të angazhimit me spektaklin. Duket se tani, “djali i mamit” ka ndryshuar preferencë.
Adelina Tahiri: Djali im, ngaqë i mungoj shumë, ka filluar të mos më shohë, proteston, “nuk dua”për këto vallëzimet e mia. Pastaj kërkon, thotë “dua ta shoh mamin” dhe më sheh, mërzitem shumë, por që puna ka këto sfida.
Alketa Vejsiu: Është djali i mamit apo djali i babit më shumë ai?
Adelina Tahiri: Të them të drejtën është i mamit, por më duket është bërë i babit.
Partneri i Cindy Marinës në publik, Mamaqi: Po të isha i dashuri i Cindy-t, nuk…
Cindy Marina sonte ka një spektator special që po ndjek performancën e saj në “Dance Albania” në Tv Klan. Njeriu i saj i zemrës, Genardi, djali i ish-parlamentares Jozefina Topalli ka ardhur për të përkrahur bukuroshen në garë. Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyet Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.
Cindy Marina: Po, është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin. Por mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë.
Ndryshe nga partneri suportiv i Cindy-t, Mamaqi thotë se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.
Ermal Mamaqi: Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke? I them Dionit.
Alketa Vejsiut i del parashikimi për librin e Mamaqit, rezulton ndër më të shiturit në panair
“Dance Albania” ka nisur plot energji natën e dhjetë në ekranin e Tv Klan. Nën ritmet e muzikës dhe kërcimit, juria ka hyrë tashmë në skenë dhe ka nisur festën. Nga e gjithë situata, më i lumturi është Ermal Mamaqi, i cili jep një njoftim për librin e tij të sapobotuar, “Në garë me veten”.
Ermal Mamaqi: Ah, më fal, doja të bëja një falenderim për të gjithë miqtë që kanë ardhur këtë javë në panair dhe faleminderit shumë që e bëtë librin tim nga më të shiturit e këtij panairi.
Alketa Vejsiu: Shpallja ime, e kuptuat, doli.
Ermal Mamaqi: Faleminderit Alketa!/tvklan.al