Yjet e Hollivudit bashkohen të dielën e 2 Marsit për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve Oscar.

The Brutalist është një film dramatik me regji dhe prodhuar nga Brady Corbet, në të cilën Adrien Brody luan një emigrant hungarez duke u përpjekur të rindërtojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Filmi mori vlerësime për regjinë dhe skenarin. Filmi fitoi 10 nominime në ceremoninë e 97-të të Academy Awards përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë për Brody, aktorin më të mirë dytësor për Jones. Ky projekt-kinematografik mori 9 nominime në ceremoninë e 78-të të British Academy Awards duke fituar regjinë më të mirë për Brady Corbet dhe aktorin më të mirë, Adrien Brody.

“Unë mendoj se dikush do të fitojë regjisorin më të mirë dhe filmin më të mirë. Është e mundur që ‘Anora’ të jetë në krye por edhe The Brutalist ka shanse të mira”, tha Tim Richards.

Shumë e konsiderojnë filmin “Anora”, si pretendent për çmimin kryesor. Ai tregon jetën e një striptisteje nga New Yorku e cila martohet me djalin e një oligarku rus.

Nga ana tjetër, ylli kinematografik Demi Moore është vlerësuar për performancën e saj në filmin horror “The Substance” dhe pritet të fitojë në Oscar-s.

“Ajo është një aktore e shkëlqyer, që ka interpretuar në disa filma. Unë mendoj se ju mund të shihni një lloj rritjeje të kësaj aktoreje”, tha Richards.

Zoe Saldana dhe Kieran Culkin, të cilët kanë dominuar kategoritë e aktores dhe aktorit dytësor këtë sezon të çmimeve, pritet që të dy të fitojnë sërish në Oscar për interpretimet e tyre përkatëse në “Emilia Perez” dhe “A Real Pain”.

“Emilia Perez” në gjuhën spanjolle tregon Saldanën një avokate që ndihmon një drejtues  të një karteli meksikan, të luajtur nga Karla Sofia Gascon, që interpretohet nga një transgjinor.

Ky projekt kinematografik kryeson për Oscar me 13 nominime. Kohët e fundit u përball me polemika pasi Gascon, denigronte muslimanët dhe grupet e tjera fetare në rrejtet sociale, por më pas u tërhoq duke kërkuar falje.

Filmi u prit gjithashtu me reagime të forta në Meksikë për kritikat për spanjishten e tij të varfër, xhirimet në Paris me pak anëtarë meksikanë dhe trajtimin jo të duhur të çështjes së më shumë se 100,000 njerëzve të cilët janë të zhdukur në Meksikë.

“Ka pasur një ndryshim të madh me ‘Emilia Perez’. Filloi si favorit duke fituar çmimin për aktoren më të mirë. Dhe kryeson, me 13 nominime në Oscar. Por duket se ka qenë gjithmonë një film mjaft përçarës. Ka pasur shumë reagime ndaj filmit nga komunitetet meksikane dhe gjithashtu komuniteti trans për historinë e tij dhe mënyrën se si e portretizon atë. Pra, nuk është gjithmonë si diçka e sigurt për të fituar, veçanërisht kur mund të kemi fitues më tradicionalë, si ‘Brutalist’, ose fitues të mundshëm, si ‘Anora’. Por Zoe Salanda mund të fitojë çmim në rolin e aktores më të mirë dytësore dhe gjithashtu filmi mund të marrë çmimin për këngën më të mirë, ndoshta disa nga kategoritë teknike por është e vështirë ta shohësh atë të fitojë fotografinë më të mirë”, tha Ian Sandwell.

Gascon, personi i parë transgjinor i nominuar për një Oscar aktrimi, nuk ka marrë pjesë në asnjë nga ceremonitë kryesore të çmimeve që nga Golden Globes. The Hollywood Reporter citoi një burim anonim i cili thotë se ajo do të merrte pjesë në Oscar s.

Filmi “I’m Still Here” me aktoren braziliane Fernanda Torres që fitoi një Golden Globe për portretizimin e saj të një nëne që rindërton jetën e saj pasi burri u zhduk gjatë regjimit ushtarak të Brazilit në vitet 1970, mund të lërë pas projekte të tjera kinematografike.

Ashtu si me çdo ceremoni çmimesh, shikuesit duhet të jenë të përgatitur për surpriza gjatë natës.

“Surpriza mund të jetë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj mbi ‘Emilia Perez, dhe gjithashtu Fernanda Torres, sepse ajo fitoi në Globes dhe papritmas ajo po përballet me të gjithë konkurrentët që nuk ka qenë domosdoshmërisht në këtë garë më parë. Pra, ajo mori një nominim por ka një grup ndërkombëtar më të larmishëm në Oscar , veçanërisht gjatë viteve të fundit”, tha Sandwell.

Komediani Conan O’Brien do të jetë mikpritës i “Oscars 2025”. Kjo është hera e parë që O’Brien prezanton natën më të madhe argëtuese të SHBA-së, pas dy vitesh radhazi të yllit televiziv Jimmy Kimmel në këtë rol.

Fituesit e vitit të kaluar Emma Stone, Da’Vine, Joy Randolph, Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr. do të jetë në mesin e atyre që do të prezantojnë .

Ceremonia do të mbahet të dielën në Teatrin Dolby, ku yjet më të mëdhenj të Hollivudit do të mblidhen për filmat dhe shfaqjet më të mira.

Oscars 2025 do të jepet drejtpërdrejt në ABC dhe do të transmetohet në platformën Hulu.

Klan News