Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Londër më herët se sa pritej pas takimit që mbajti me Donald Trump në Zyrën Ovale.

Avioni presidencial i Ukrainës u ul në aeroportin Stansted mëngjesin e sotëm.

Zelensky do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer, përpara samitit me liderët europian që do të mbahet të dielën.

Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz është ftuar në Londër për samitin, ashtu si edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Giorgia Meloni.

Klan News