Denaj: Fondi disbursohet brenda Qershorit
Të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët kanë marrë gjobë për tejkalimin e afatit të qëndrimit në shtetin grek mund të aplikojnë që këtë të mërkurë me postë në Drejtorinë e Tatimeve për të marrë rimbursimin e vlerës së gjobës.
Dëmshpërblimi do të jetë për të gjithë ata që janë penalizuar në periudhën prej datës 10 Mars deri më 1 Qershor.
Ministrja e Financave Anila Denaj tha se disbursimi i pagesës do të bëhet nga buxheti i shtetit në monedhën Lekë, brenda muajit Qershor në llogarinë e çdokujt që ka marrë penalitetin.
Të gjithë aplikuesit duhet të dorëzojnë dokument të gjobës dhe të pagesës dhe numër të llogarisë.
Tv Klan