Të dielën liderët europiane do të mblidhen në Londër për bisedime të mëtejshme mbi Ukrainën dhe planet e sigurisë së përbashkët.
Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Polak Donald Tusk në përfundim të një takimi me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa.
“Në Mars do të forcojmë pozicionet tona për Ukrainën në mbrojtjen e saj ndaj Rusisë. Më në fund, Europa po reagon si një e vetme dhe e bashkuar në përdorimin e aseteve të ngrira ruse, por gjithashtu edhe mbi prioritetin e financimeve të shpenzimeve për sigurinë“, tha Kryeministri polak.
Kryeministri polak ka shtuar se edhe vota në Kombet e Bashkuara tregoi që Europa është e bashkuar kur flitet për çështjen e Ukrainës.
Nga ana tjetër në një reagim të Kremlinit, zëdhënësi Dimitri Peskov bën të ditur se ka mundësi të gjëra bashkëpunimi mes Moskës dhe Washingtonit për elementët e ashtuquajtur të rrallë, pasi Amerika ka nevojë dhe Rusia i ka me shumicë. Ai ka theksuar se çdo bashkëpunim ekonomik me SHBA-në do të jetë i mundur vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Së fundmi një raport i Bankës Botërore sjell bilancet e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës. Rezulton se kostoja e rikonstruksionit të Ukrainës pas 3 vitesh është 524 miliardë Dollarë, theksohet në raportin e Qeverisë së Ukrainës, Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe të Kombeve të Bashkuara të publikuar nga The Guardian.
Sipas raportit, nga 24 Shkurti i 2022 deri në 31 Dhjetor 2024 dëmet direkte në Ukrainë përllogariten të jenë 174 miliardë Dollarë.
Klan News