Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo që nuk dinim është se pjesëmarrës në të ka qenë edhe një aktor shqiptar. Nelson Sejdija ka lindur në Shkup, ndërsa prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai ka kryer studimet për aktrim ndaj ishte krejt  e natyrshme të ndiqte rrugën e artit, por në programin “Rudina” zbulon si u gjend në serialin hit.

Nelson Sejdija: Ishte kontakti, lidhjet kanë rëndësi sot në botën e artit dhe në botën e modës kështu që përmes një kontakti, një mikut tim mora një pjesë të rolit që ishte atje dhe vazhdova  pastaj në Turqi ku bisedova  edhe me regjisorë turq dhe e panë që jan shumë ambicioz në pjesën e botës së filmit dhe fillova pastaj që të kisha një rol të vogël. Vazhdova edhe me seriale të tjera, pastaj prej filmit vazhdova edhe në botën e modës.

Rudina Magjistari: Ti ishe zhvendosur në Turqi në atë periudhë?

Nelson Sejdija: Jo, kisha disa muaj që qëndroja në Turqi, pastaj u ktheva në Prishtinë.

Veç “Ertugrul”, Nelsoni ka luajtur edhe në serialin “Grand Family”, i cili është xhiruar në Qipro dhe e kujton si eksperiencë emocionuese.

Nelson Sejdija: Ishte një eksperiencë shumëe bukur duke e ditur që ka aktorë dhe ka një performancë të mirë të filmit e serialeve atje. Ishte emocionuese sepse kjo ishte para 5 viteve, ishte diçka e re për mua.  Prapë po punoj në pjesën e serialeve turke, shpresoj që në të ardhmen do të kem diçka më të bukur./tvklan.al