Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, ka qenë pjesë e një interviste ekskluzive me dy aktorët turq Burak Özçivit (Osman) dhe Özge Törer (Bala Hatun) të zhvilluar nga ATV Distribution.
Shqipëria ka qenë blerësi dhe shteti i parë që transmetoi serialin “Osman”, që ka rezultuar programi më i shikuar të martave dhe të mërkurave. Seriali numër një në Turqi në kanalin numër një në Shqipëri.
Albert Dumani u ka drejtuar dy aktorëve disa pyetje në lidhje me eksperiencën e tyre në serialin “Osman”.
“Shikuesit ju kanë adhuruar që kur ishit pjesë e serialit “Sulejmani i Madhërishëm” në rolin e Bali Bej, por tani a mund të na tregosh pikat kyçe të suksesit të “Osman”? Çfarë e bën të suksesshëm ndërkombëtarisht? Dhe një pyetje për Ozge, sa kohë ju është dashur për të mësuar të përdorësh shpatën dhe kalëruar? Sa e vështirë është për të luajtur rolin e Bala Hatun“, pyeti Albert Dumani.
“Suksesi i Osmanit, është një pyetje shumë e përgjithshme. Nuk di nga ta filloj. Nga natyra njerëzore ne nuk mund të shfaqim dot veten tonë siç jemi, sepse ndjenjat tona dhe instiktet janë shumë të dukshme. Ne reagojmë sipas rrethanave. Teknologjia, qytetet, jeta dhe marrëdhëniet njerëzore në jetën e përditshme janë shumë ndryshe. Ne nuk mund të përjetojmë instiktet tona. Por në të kaluarën, nëse do marrim një shembull nga “Osman” rreth vitit 1300 ose më herët ku asnjë prej atyre që përmenda nuk ekzistonte, instiktet ishin në plan të parë. Për këtë arsye, ëndrrat, qëllimet, vendet shkonin edhe më larg. Ata thoshin “të shkojmë” kuptonin përtej malit. Por ti nuk sheh dot përtej malit, për të parë të duhen instiktet. Ndërsa tani nëse do të bësh diçka mund të përdorësh mjetet teknologjike, kompjuterin, mjetet e komunikimit. Për këto arsye publikut i pëlqejnë dramat historike. Ata shikojnë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, duan të rikthejnë instiktet që u mungojnë. Këtë ne po përpiqemi ta rikthejmë për audiencën. Shikuesit janë ndërkombëtarë sepse emocionet janë universale dhe njerëzit e adhurojnë forcën,” tha Burak Özçivit.
“Ne nuk kemi një kohë të kufizuar, rreth tre muaj përpara nisjes së xhirimeve trajnerë profesionistë na kanë stërvitur dhe përpiqemi që çdo moment të bëjmë më të mirën, sepse nuk jemi në një aktrim normal. Kjo nuk është një luftë e kohëve tona. Gjithmonë vazhdojmë e përmirësohemi, nuk mund të them se sa shumë jam trajnuar,” tha Özge Törer. /tvklan.al