Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar Engin Altan Duzyatan, i cili ka luajtur rolin e “Ertugrul”, së fundmi ka firmosur një kontratë për të qenë pjesë e një seriali tjetër historik që mban titullin “Barbaros”.
Engini do luajë rolin e kapitenit Oruç Reis, i cili është me origjinë shqiptare. Duke parë suksesin e jashtëzakonshëm që ka patur “Ertugrul” në Shqipëri, mendohet se edhe ky serial do blihet nga televizonet shqiptare./tvklan.al

