#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Nga Alepo drejt Damaskut, kështu nisi udhëtimi drejt 8 Dhjetorit, në atë që sirianët sot e konsiderojnë ditën më të rëndësishme në historinë e tyre.

Ammar Alsalmo, një vullnetar nga Alepo i “Helmetave të Bardha”, e ka jetuar nga afër këtë moment. Ai u shpreh se Assad u la në baltë nga Rusia dhe Irani këtë herë.

“Assad mbahej në pushtet me gënjeshtra. Në vitin 2013 i u mbështet tek Irani dhe Rusia, por në vitin 2024 nuk kishte ku të mbështetej. Rusia e la, Irani e la dhe mund të themi që ky ishte shansi më i mirë i grupeve luftuese”, tha ai.

Sipas qytetarit të Alepos, mentaliteti i grupeve rebele ishte ndryshe nga disa vite më parë. Ai theksoi se ata nuk sulmuan dhe nuk vranë askënd nga ata që mbështetën regjimin e Assad.

“Kjo është premtuese. Si sirian, unë dua falje. Ne jemi të gjithë sirianë”, tha Alsalmo.

Tashmë sirianët janë në gjendje të luftojnë për të ardhmen e tyre ndërsa miliona refugjatë po kthehen në shtëpitë e tyre./tvklan.al