#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Juxhina Sotiri, Rosalba Bejdo, Fitim Zekthi, Gjergj Bojaxhi, Bledian Koka, Berat Buzhala
Mbrëmjen e kësaj të hëne në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan të ftuarit diskutojnë rreth një ngjarjeje që ka tronditur jo pak botën. Takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit të Ukrainës nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Takimi mes tyre u kthyer në një përplasje brenda zyrës ovale. Ku më pas presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë nuk përmbushur vetëm një nga katër pikave që ishin parashikuar në agjendë. Kjo është hera e parë që takim me s dy homologëve përfundon kështu. Por, edhe pas takimit përplasjet mes Trump dhe Zelensky-t vazhduan me anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Gazetari: SPAK përgjoi 15 ditë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese (Zbulon arsyen)
Më 30 Dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese legjitimoi hetimet bazuar në “Sky ECC”, duke rrëzuar kështu kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka. Edhe pse u mor ky vendim, Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për 15 ditë anëtarët e kësaj gjykate. Kështu deklaroi sonte në “Opinion” gazetari Flamur Vezaj.
Sipas tij, me autorizim të prokurorit Klodian Braho, oficerët e policisë pranë SPAK kanë përgjuar anëtarët e
“Prokurori Klodian Braho i SPAK, ka vendosur që më datë 10 Shkurt, ka regjistruar procedimin penal me iniciativën e tij. Avokatë të Pëllumb Gjokës po tentojnë të ndërhyjnë në GJK. Në autorizimin që ka dhënë prokurori për nisjen e hetimeve, me miratimin e drejtuesit të SPAK, në shkresë thuhet që ka nisur hetimi kryesisht bazuar në sloganin e famshëm “mbi dyshime të arsyeshme”, por pa dhënë një argument specifik dhe pa ju referuar një rasti konkret. Me nisjen e hetimit më 10 Shkurt të këtij viti, ka autorizuar oficerët e policisë pranë SPAK-ut për të kryer një përgjim 15-ditor, nga data 10 Shkurt deri më 15. Thuhet që ka dyshime e informacione se këto persona po tentojnë të influencojnë për të favorizuar në vendimmarrje”, shpjegoi Vezaj.
Gazetari tha se “është e palogjikshme që një hetim të nisë për këtë arsye”, pasi ka raste që vendimet e një gjykate shkojnë deri në 90 ditë pa u zbardhur.
“Hetimi ka nisur pasi Gjykata Kushtetuese është shprehur. Me datë 30 Dhjetor është rrëzuar kërkesa e Gjokës, hetimi ka nisur më 10 Shkurt. Në arsyetim, Prokuroria thotë se duke qenë se brenda 30 ditëve nuk është zbardhur vendimi i GJK, ne dyshojmë që mund të ndërhyhet për të favorizuar të dyshuarit. Kjo është non sense. Prandaj autorizohet përgjimi ambiental, publik. Kryerja e përgjimit të subjektit të procedimit penal, shtetasi Gent Ibrahimi dhe subjekte të tjera të shoqëruar me vëzhgim, filmim dhe fotografim.”
“Provokim”, Bledian Koka: 3 momentet që “derdhën kupën” mes Zelensky-t dhe Trump
Këtë të hënë në emisionin “Opinion” u komentua përplasja mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ajo që ishte parashikuar si një takim ku pritej të firmosej një marrëveshje përshkallëzoi në një mënyrë të tillë saqë Trump e largoi Zelensky-n nga Shtëpia e Bardhë.
I ftuar në studio në Tv Klan ishte gazetari Bledian Koka, i cili renditi 3 momente që sipas tij “derdhën kupën” dhe sollën përplasjen. Si provokator në këtë rast sheh Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Ajo që kam parë unë si nisje konflikti ose si provokim ka qenë momenti kur Zelensky i thotë zotit Trump që shiko se kriza mund të kalojë edhe oqeanin. Në këtë moment i thotë Trump, “ore çfarë po thua. Ne po flasim për vendin tënd ti më sfidon mua”. Kjo është preambula e fillimit të sherrit. Ky ka qenë momenti kryesor kur Trump reagon “ore është në terezi ky, unë po i them hajde zgjidhim hallin tënd ky thotë kujdes”. Pika e dytë që pashë unë, i thotë JD Vance-t që këto gjëra m’i ka thënë dhe Putini. Praktikisht e krahasoi Trump ose JD Vance me Putin dhe ky është provokim aq më tepër kur i shkon te shtëpia dikujt për t’i kërkuar nder për të shpëtuar shtëpinë tënde. Dhe gjëja e tretë që e “derdhi kupën” totalisht në analizën time, kush ishte? I thoshte Trump “po ti më jep dot mekanizma sigurie për këtë marrëveshje?”. Ore zotëri edhe sikur mos t’ia jepte Trump, në këtë mënyrë artikulimi siç e pashë unë Zelensky-n ishte provokues gati vënës në dyshim të asaj që realisht është forca e SHBA, siç e njohim të gjithë si polic i botës. Në mendim tim, në këto 3 momente Zelensky tregoi që nuk ishte ai në pritë, përkundrazi, pashë një fëmijë të llastuar deri dje nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, që kujtoi se mund të bënte të bukurin shejtan para kamerave me personin e gabuar”, tha Koka.
“Jemi katastrofë…”, habit Bojaxhi: Po të mos ishte NATO, ne mund të ishim pushtuar
Mbrëmjen e kësaj të hëne, paneli i të ftuarve në studion e “Opinion” në Tv Klan diskutoi sa i takon përplasjes së Trump dhe Zelenskyt. Debat i cili ka mbajtur jo pak në ankth dhe të mbërthyer pas ekranit liderët europianë dhe qytetarët.
Një përplasje e pazakontë e cila duket se po bën “çorap” politikën globale. Pyetjet që shtrohen janë të njëpasnjëshme. Çfarë do të ndodhë me luftën Rusi-Ukrainë, po me marrëveshjen për mineralet e rralla? Po me Europën çfarë do të ndodhë në gjithë këtë “mesele”?
Të gjitha këto u diskutuan nga paneli i të ftuarve në “Opinion”. Por, Gjergj Bojaxhi bëri për publikun një analizë të gjithë rrjedhës që çoi në përplasjen mes dy presidentëve. Ai tha se tashmë ka ardhur koha që të gjitha vendimet e premtimet e Trump të merren më seriozisht.
“Unë do të thoja se duhet parë pak konteksti se si kemi ardhur deri këtu, deri te ai takim. E para duhet të marrim më shumë seriozisht gjërat që thotë Trump, sepse nganjëherë kur thotë Trump që Kanadaja duhet të bëhet Amerikë e marrim pak si me të tallur, si një shashkë. Tani kemi një presidencë amerikane që shprehet se Groenlandën duhet ta marrë Amerika, Kanadaja duhet bërë shtet i Amerikës, kanalin e Panamasë do e marrë Amerika. Në thelb kjo është e njëjta lloj sjellje me vendet e tjera njësoj siç bën Rusia, në thelb. Hiq etnicitetin sllav siç flet Putini, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare praktikisht Trump po jep sinjale që mund të jetë i interesuar ta ndryshojë rendin botëror, jo në aspektin që do të heqë Rusinë nga Kina, por që ne do të marrim atë që duam, do të krijojmë blloqet tona gjeografike, ekonomike apo politike dhe të tjerët duhet ta pranojnë këtë realitet”, sqaroi Bojaxhi.
Por, Gjergj Bojaxhi krahas politikës globale “hodhi sytë” dhe nga vendi ynë. Sipas tij Shqipëria ka qenë gjithmonë një “pjellë” e politikës globale, të fuqive të mëdha. Ai shton se nëse nuk do të ishte NATO, vendi ynë mund të pushtohej nga vendet fqinje.
“E lëmë Ukrainën, unë mendoj se është më mirë për shqiptarët ta shikojmë në nivelin personal. Ne si shtet sot jemi produkt i një konsensusi ndërkombëtar të vendeve të fuqishme sidomos në Europë, por dhe me ndihmën e Uillsonit në Amerikë në vitin 1918. Ne si Shqipëri na intereson ky rend botëror, a ke nevojë për rregullime, po. A ka nevojë për ndryshime, po. Në thelb ne si vend përfitojmë nga ky model që është. Ne jemi produkt i një lufte dhe ajo që mbeti, mbeti sepse nuk donin që këta që sulmuan të merrnin çdo gjë. Flasim realitetin, përtej luftës që ne kemi bërë. Ne jemi produkt i një rendi ndërkombëtar. Sot që ne po flasim nëse ne nuk do të ishim në NATO, ka vende fqinje që ne mund të na pushtonin. Madje tani ne jemi katastrofë fare me rënien demografike e me të gjitha. Pra ne si shqiptarë na intereson ky rend botëror që kemi sot”, përfundoi Gjergj Bojaxhi.