Pak kohë më parë, Wanda Nara u akuzua për tradhti me sulmuesin Keita Balde, gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me Mauro Icardin.

Ishte ish-partnerja e lojtarit senegalez, Simona Gualtieri, e cila zbuloi se Wanda Nara kishte kaluar disa kohë me Keita Balde në Dubai, ndërsa i kishte dërguar edhe foto.

Ndër të tjera, ajo tha se në dijeni të tradhtisë ishte edhe sulmuesi Mauro Icardi, i cili i kishte treguar Gualteri-t prova nga kamerat e shtëpisë, kur kishte ndodhur takimi mes dy personave. 

Mesa duket akuzat kanë qenë të vërteta, pasi në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video e Wanda Narës me Keita Balde.

Sipas mediave nga Amerika Latine, video është nga Janari i vitit 2023, në një dhomë hoteli, e cila konfirmon gjithçka. /tvklan.al