#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Esiona Konomi, Bledian Koka
Primaret tashmë janë kthyer në një traditë në Partinë Demokratike. Për zgjedhjet e 11 Majit PD zhvilloi procesin e primareve në 12 qarqet e vendit. Përmes këtij procesi bëhet përzgjedhja e kandidatëve që priten të jenë në listën e 11 Majit për deputet në secilin qark. Primaret u zhvilluan të shtunën, më 1 Mars. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektronike pranë Partisë Demokratike pjesëmarrja në krahasim me primaret e zgjedhjeve lokale kësaj here ishte më e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike. Lidhur më këto primare, rezultatet dhe hapat e radhës të PD diskutohen në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” në Tv Kla