Dashi – Mërkuri vendoset në shenjën tuaj dhe do të përshpejtojë mendimet dhe vendimet. Do të jeni më vigjilentë ndaj ideve që ju shërbejnë dhe dërgojnë mesazhin tuaj. Do të jeni përpara të tjerëve sepse kjo vendosje planetare ndihmon spontanitetin tuaj. Kuraja juaj do të lërë mbresa.
Demi – Ndiheni i frymëzuar dhe është një moment i artë për të shprehur mendimet me ata që e vlerësojnë. Jo të gjithë do ta kuptojnë thellësinë e ideve tuaja. Nëse keni një projekt apo ëndërr, ndajeni vetëm me ata që do ta ushqejnë. Besojini intuitës dhe zgjidhini njerëzit me kujdes.
Binjakët – Jeta juaj sociale ndriçon këtë periudhë. Është momenti i duhur për të krijuar lidhje, shkëmbyer ide dhe të gjeni njerëz që ju frymëzojnë të ëndërroni. Bisedat do të jenë të shpejta, me potencial qoftë për bashkëpunime, miqësi apo mundësi të papritura. Lidhjet e duhura mund të sjellin diçka të pabesueshme.
Gaforrja – Sektori i qëllimeve do të ketë një vendosje të mirë dhe do ju bëjë të ndiheni më i fuqishëm. Do të jeni i gatshëm të komunikoni me njerëz që ndajnë të njëjtin profesion ose do ju ndihmojnë të zhvilloni planet tuaja. Komunikimi është çelësi i suksesit tuaj. Nëse jeni gati të shprehni talentet, mund t’ia nisni nga rrjetet sociale.
Luani – Dëshira për dije do të kthehet në diçka të rëndësishme. Mërkuri shkon në shtëpinë e eksplorimit, kështu që interesi juaj do të ngacmohet. Do të jeni gati për udhëtime, ide të reja dhe që të njiheni me persona unikë.
Virgjëresha – Mërkuri është në shtëpinë e transformimit dhe do të vendosni në pikëpyetje çdo situatë që keni toleruar apo anashkaluar. Nëse i keni mbajtur ndjenjat të fshehura, mund të jeni gati për t’i shprehur. Do të habiteni sesa mirë do të ndiheni më pas. Ndoshta ky është hapi i duhur që duhet të ndërmerrni që të ndodhë një ndryshim i madh.
Peshorja – Është një periudhë e bukur për të krijuar marrëdhënie të ngushta. Nëse s’keni takuar dikë prej kohësh, mund ta telefononi. Nëse doni që të njihni njerëz të rinj, keni mundësinë e duhur. Kjo mund t’ju frymëzojë edhe për të krijuar një romancë pasionante.
Akrepi – Mërkuri vendoset në sektorin e stilit të jetesës dhe keni mundësinë për ta organizuar. Edhe pse s’keni shumë durim me detajet, edhe plani më i thjeshtë është më i mirë se hiçgjë. Përcaktoni prioritetet dhe vendosni një strategji. Nuk ju pëlqejnë vendimet spontane, por do t’ia qëlloni.
Shigjetari – Do të nxiteni për t’u marrë me talentet tuaja dhe do t’i shfaqni, pasi nuk i dihet kurrë se kë mund të surprizoni. Ndoshta do të tërhiqeni nga dikush që pëlqen udhëtimet dhe aventurat po aq sa ju.
Bricjapi – Është momenti për të folur, ndarë ide, diskutuar çështje dhe kaluar kohë me familjen. Kjo mund të lehtësojë marrjen e një vendimi. Përfshirja e të tjerëve në diskutim mund ta lehtësojë ngarkesën tuaj.
Ujori – Mërkuri në Dash nxit komunikimin proaktiv qoftë në mbylljen e një marrëveshjeje, ndarjen e një ideje apo krijimin e një bashkëpunimi. Vetëbesimi dhe të qenët i drejtpërdrejtë do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, kështu që përdoreni këtë energji për ta shpërndarë fjalën tuaj.
Peshqit – Ndoshta do të dëshironi të jeni pak më i përgjegjshëm me paratë, por ndikimi është më shumë në anën tjetër. Do të doni të kurseni, por edhe do të shpenzoni sapo diçka t’ju tërheqë vëmendjen. Mërkuri në Dash mund t’ju rikujtojë që të frenoheni dhe t’i vendosni vetes një kufi./tvklan.al