Princi i kurorës së Jordanisë Hussein, djali i madh i Mbretit Abdullah II është bërë baba për herë të parë.
Në këtë video të publikuar nga familja mbretërore dhe e shpërndarë në mediat sociale shihet princi i kurorës duke mbajtur vajzën e tij të sapolindur në spital.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/08/image-18-1024x574.png)
Mësohet se princi i kurorës së Jordanisë dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Iman.
Mbreti dhe mbretëresha e Jordanisë shprehën gëzimin e tyre me ardhjen e mbesës së tyre të parë në llogaritë e rrjeteve sociale.
Vitin e kaluar dasma e princit të kurorës me arkitekten saudite, Rajwa Alseif, vajza e një biznesmeni shumë të pasur, i cili është shumë i afërt me familjen mbretërore saudite u komentua shumë nga mediat e huaja dhe u pa edhe si një lëvizje gjeopolitike.
Kjo martesë u pa nga analistët si një afrim midis Jordanisë së varfër dhe fqinjit të saj të pasur saudit që mund të përkthehet në investime dhe prosperitet për popullin e Jordanisë.
Klan News