Nico Williams pritet të largohet nga Athletic Bilbao në merkaton e verës. Sulmuesi është kthyer në një objektiv të Bayern Munich.
Sipas raportimeve nga “Bild”, klubi gjerman po përgatit ofensivën për të siguruar shërbimet e sulmuesit në verë.
Williams ishte një objektiv i Barcelonës pas Europianit të vitit të kaluar, por një marrëveshje nuk u arrit, për shkak të problemeve financiare të katalanasve.
Në garë për 22-vjeçarin është edhe skuadra e Arsenalit, me trajnerin Mikel Arteta që e pëlqen shumë.
Klubet që duan shërbimet e Nico Williams, duhet të paguajnë klauzolën e largimit prej 60 milionë Eurosh tek Athletic Bilbao. /tvklan.al