Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul që Uashingtoni të ketë kontrollin e Gazës së pasluftës dhe është zotuar ta kthejë enklavën e shkatërruar në rivierën e Lindjes së Mesme.

Trump thotë se për këtë mund të kontribuojnë edhe shtete të tjera nga ky rajon.

“Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Për sa i përket rindërtimit , ne mund të lejojmë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme  ta rindërtojnë atë. Vende të tjera mund ta bëjnë këtë nëpërmjet kujdesit tonë”, tha Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se ishte i hapur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pranojnë refugjatë palestinezë, por theksoi se autoritetet do t’i shqyrtonin kërkesat për azil rast pas rasti.

Trump e bëri këtë deklaratë në avionin Air Force One gjatë rrugës për në New Orleans ku mori pjesë në kampionatin e Super Bowl.

Arabia Saudite ka hedhur poshtë kategorikisht planin e Trumpit për Gazën, ashtu si edhe shumë liderë botërorë.

Mbreti Abdullah i Jordanisë planifikon t’i thotë Trumpit gjatë takimit të tyre më 11 Shkurt në Uashington se  një lëvizje e tillë  do të përhapte përhapë kaos në Lindjen e Mesme dhe do të rrezikojë paqen me Izraelin.

Klan News