Edi Rama, foli sot për lirinë e shtypit dhe trajtimin e tij jo korrekt nga pushteti, pjese e të cilit është edhe ai vete, si kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe i partisë më të madhe në opozite.
Ai u ndal jo pak në këtë marrëdhënie, teksa interpretonte pjesë të progres-raporti, duke dhënë edhe shembullin personal për sjelljen e politikes ndaj gazetareve dhe ja si i përgjigjet ai pyetjes së Televizionit Klan, nëse do ta ktheje Partine Socialiste në kuvend, pas thirrjeve të vazhdueshme nga ndërkombëtaret.
Edi Rama: “Të fala Sandrit”.
Kjo në fakt është përgjigjja klishe që Rama jep në çdo konference shtypi kur atij i kërkohet nga TV Klan një qëndrim për çështje të rëndësishme, siç është në këtë rastin konkret marrëdhënia e opozitës me kuvendin.
Edi Rama: “Të fala Sandrit”.
Por më shumë se mungese e të një përgjigje mbi këto çështje, kryetari i socialisteve tregon mungesë respektit ndaj gazetareve që e ndjekin atë në çdo aktivitet.
Megjithatë, kjo marrëdhënie e Ramës me mediat nuk është risi. Jo të pakta janë rastet kur ai ndaj gazetareve ka lëshuar jo vetëm fyerje që kanë të bëjnë me profesionin, por edhe fyerje personale.
Ai ndaj një gazetareje televizive në vitin 2003 ishte më flagranti. Madje të tilla episode ai ka patur edhe me Palomën, gazetare e Fiks Fare./tvklan.al