Wayne Rooney nuk është më trajner i skuadrës së Plymouth. 39-vjeçari ndërpreu me konsensus kontratën me ekipin e Championship që nuk po kalon një periudhë të mirë dhe rrezikon të zbresë nga kategoria.

Rooney drejtonte Plymouth, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Premier League, ishte në detyrë prej 7 muajsh dhe e lë të fundit në renditje me vetëm 18 pikë pas 23 javësh kampionat.

Wayne Rooney kishte kundër edhe tifozët e Plymouth që kërkonin largimin e tij edhe pse kishte një kontratë deri në 30 Qershor të 2027.

Më parë Rooney ka qenë trajner i Derby County, D.C. United dhe Birmingham City, por pa patur sukses.

Klan News