Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është rikthyer të flasë për kohën kur ishte pjesë e “djajve”.

Anglezi deklaroi se klubi filloi rënien, pas largimit të Tevez dhe Ronaldos. Ndër të tjera, ai deklaroi se trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson e kishte kuptuar momentin e vështirë dhe u sigurua të largohej sa më shpejt.

“Shitën Tevezin dhe Ronaldon. Unë shkova në zyrën e trajnerit dhe e pyeta për planin, sepse dy lojtarë të mëdhenj i zëvendësuam me të rinj.

Ata më jepnin 200 mijë Euro në javë për të rinovuar. Ishte e lehtë, po të mendoje paratë. Megjithatë unë doja sukses në fushë dhe ambicia po zhdukej. Trajneri Sir Alex Ferguson e dinte se ku po shkonte klubi, e pa se po fundosej dhe u sigurua të largohej sa më parë”, tha Rooney.

Kujtojmë se Sir Alex Ferguson u largua nga Manchester United në vitin 2013, pasi kishte fituar 38 tituj në 26 vite.

/tvklan.al