Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney, rrezikon shkarkimin nga posti i tij si trajner i Plymouth.

Humbja e fundit në Championship ndaj Bristol City me rezultatin 4-0, ku shënoi dopietë golash Anis Mehmeti, ka futur ish-sulmuesin në një situatë të vështirë.

Sipas asaj që raportohet nga “The Guardian”, e ardhmja e Rooney në stolin e Plymouth nuk është më e sigurt.

Presioni për 39-vjeçarin është rritur ndjeshëm dhe nuk përjashtohet një largim i mundshëm para Krishtlindjeve.

Pas 18 javëve, Plymouth mban vendin e 21-të në renditje dhe rrezikon mbijetesën, duke bërë që trajneri Rooney të rrezikojë shkarkimin. /tvklan.al